Sekuestrohen 4 ton kokainë në Barcelonë! Ishin fshehur në thasët me oriz, 10 në pranga

Policia spanjolle tha sot se kishte sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me oriz në portin e Barcelonës, duke shkatërruar një rrjet krimi që vepronte në Spanjë, Paraguaj dhe Britani.

Sipas La Nacion kjo është sasia më e madhë që është kapur në atë port.

Gjatë një kontrolli në 10 kontejnerë, u gjetën gjithsej 4020 kilogramë kokainë, ndërsa 10 persona u arrestuan.