‘Sekreti’ i dobësimit: Hiqni dorë nga këto karbohidrate

Karbohidratet luajnë një rol kyç në dietën tonë, duke siguruar energji për funksionet trupore. Por, kur bëhet fjalë për humbje peshe, jo të gjitha karbohidratet janë ‘të vlefshme’.

Karbohidratet e rafinuara ose të thjeshta, që gjenden shpesh në ushqimet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, mund të çojnë në rritje të shpejtë dhe rënie të niveleve të sheqerit në gjak, duke sabotuar qëllimet e humbjes së peshës.

Këto karbohidrate gjenden tek buka e bardhë, orizi i bardhë, brumërat, ushqimet dhe pijet me sheqer (si biskotat, karamelet dhe pijet e gazuara) , ofrojnë ‘kalori boshe’ dhe mund të çojnë në rritje të sheqerit në gjak.

Edhe ushqimet shumë të përpunuara, duke përfshirë patatet e skuqura, ushqimet në mikrovalë dhe “fast food”, shpesh janë të pasura në kalori, sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme.

Ndaj, këshilla e vetme nëse dëshironi të humbisni kile e të jeni të shëndetshëm, është t’i thoni JO karbohidrateve të rafinuara