Seanca për dosjen “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Edi Rama të pyetet si dëshmitar

Tiranë – Në seancën e sotme të Gjykatës së Posaçme për dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.

Sipas avokatit, Rama konsiderohet dëshmitar kyç, pasi ka ndryshuar destinacionin e pronës që lidhet me çështjen në gjykim.

Seanca vijon me shqyrtimin e kërkesave procedurale dhe planifikimin e pyetjeve ndaj dëshmitarëve.