Sara ‘zbulon’ produksionin: Doja të dilja por s’më lanë

Gjatë një bisede të fshehtë me Riken, njëra prej banoreve të ‘BBV3’ është shprehur se për një moment ka dashur të largohet prej formatit.

Bëhet fjalë për Sarën e cila është shprehur për një moment dobësie që e ka bërë të mendojë për largimin nga shtëpia. Ditën e hënë ajo është bërë gati të largohet prej shtëpisë por ka qenë produksioni ai që nuk e ka lejuar këtë gjë.

“Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, -ka rrëfyer ajo, duke zbuluar se është ndjerë e lodhur nga presioni.