Rrogozhinë/ At e bir dhunojnë me sende të forta 44-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Rrogozhinë, ku dy shtetas, at e birë, kanë goditur një shtetas 44-vjeçar.
Policia bën me dije se gjatë një konflikti të çastit shtetasit J.K., dhe A.K., kanë goditur me sende të forta 44-vjeçarin.
Ky i fundit është nisur drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka vënë nën pranga 2 autorët e ndryshuar.
Ende nuk dihet arsyet e këtij konflikti, ndërsa në vendngjarje u sekuestruar edhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.
Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.