TIRANË- Rastet e dhunës në familje gjatë 10 mujorit janar-tetor të këtij viti janë rritur me 3,29%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa 722 autorë janë arrestuar për këtë vepër. Në lidhje me dhunën në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar disa statistika te raportuara nga qendra “Fol”.
Në reagim ambasada thekson nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje. Më tej theksohet se duhet të punohet në formësimin e politikave dhe veprimeve efektive për të mbështetur të mbijetuarat dhe për të parandaluar dhunën në të ardhmen.
“Shihni këto statistika të hollësishme mbi dhunën me bazë gjinore (GBV) në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të dhënat theksojnë nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë çështje. Së bashku, ne mund të punojmë në formësimin e politikave dhe veprimeve efektive për të mbështetur të mbijetuarat dhe për të parandaluar dhunën në të ardhmen,” thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale.
