Librazhd, 14 korrik 2025 – Një rast i dhunës në familje është regjistruar së fundmi në qytetin e Librazhdit, ku një grua 44-vjeçare, identifikuar si M. M., është proceduar penalisht nga policia, pas kallëzimit të bërë nga vjehrra e saj.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, gruaja dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj vjehrrës, duke krijuar një ambient të tensionuar dhe frikësues në familje. Kallëzimi është bërë nga vetë e moshuara, e cila ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
Strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë nisur hetimet për këtë rast dhe kanë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit, ndërkohë që do të shqyrtohet edhe mundësia për vendosjen e urdhrit të mbrojtjes për viktimën.
