Rrihet kryebashkiaku i Selenicës

Është dhunuar kryetari i bashkisë së Selenicës në Vlorë.

Kryebashkiaku i Selenicës Pëllumb Binaj 66 vjeç, raportohet se është dhunuar nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia njofton se sulmi ndaj kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.