Rrëzohet nga motori, humb jetë i riu

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, ndërron jetë në vend 35-vjeçari në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.