Rrëzohet në palestër gjatë orarit të mësimit, nxënësi 10 vjeçnë Elbasan përfundon në spital.
‘Mesditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është paraqitur për të marrë asistencë mjekësore, një 10-vjeçar, i cili nga veprimet hetimore rezultoi se ishte rrëzuar aksidentalisht në palestrën e shkollës, gjatë orës mësimore të edukimit fizik. Pas marrjes së mjekimit, 10-vjeçari u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim, njofton policia.
