Rrëzohet gjatë rrugës për në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh, humb jetën 53-vjeçari

Rrëzohet gjatë rrugës për në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh, humb jetën 53-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:45, shtetasi Robert Xhangolli, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë.

Si pasojë e rrëzimit, 53-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.