Rrëzohet avioni ushtarak rus me 15 persona në bord, shikoni videon

Moskë- Një avion për transportin ushtarak të Rusisë u rrëzua sot teksa po ngrihej nga një bazë ajrore në perëndim të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Mësohet se në bordin e avionit ishin 15 persona. Avioni u rrëzua në rajonin e Ivanovo, 250 km në veri lindje të Moskës.

Nga 15 personat në bord, tetë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa shtatë të tjerë udhëtarë.

Zjarri në motor gjatë ngritjes ka mundur ta shkaktojë rrëzimin e avionit, sipas Ministrisë.

Avioni katërmotorësh, Il-76, është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse.

Rrëzimi i avionit ndodhi në një ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se Ukraina e sulmoi Rusinë me dronë dhe raketa.

Videon e gjeni ne link👇

https://twitter.com/i/status/1767501206341947817