Rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Librazhd-Elbasan

Rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Librazhd-Elbasan.

Më keq paraqitet situata në vendin “Kthesat e Murrashit”.

Prej disa orësh mjete dhe fuqi punëtore po punojnë për të hapur rrugën dhe pastruar masivet e dherave e gurëve që bien pa ndërprerje nga shpati i kodrës.

Puna ka nisur për të mundësuar kalimin e sigurt të automjeteve dhe për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktohet nga rënia e masiveve shkëbore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes.