Rrëmbehet 20-vjeçari në mes të sheshit “Skënderbej” nga tre persona. Detaje nga ngjarja

Një 20-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar ditën e sotme në Tiranë, bën me dije policia, duke njoftuar se ka arritur të arrestojë autorët.

Cfare ka ndodhur

Gjatë koncerti “Color Day” që mbahej në sheshin “Skënderbej”  ka pasur një moment që janë fikur dritat, i cili ka krijuar rrëmujë të madhe në bizneset aty afër, kioska që shërbejnë për aktivitetet që po bëhen.

Të nesërmen menaxherët e këtyre kioskave kanë kuptuar që kanë dal minus në xhirotë e fitimeve të një nate më parë. Aty kanë nisur presionin ndaj punonjësve të tyre, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për rreth 60 punonjës, të cilëve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, një 20-vjeçar kanë dyshuar më shumë, të cilin mësohet se Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarr dhe e kanë futur në një trajl ku e kanë dhunuar, madje djalit, i cili më pas ka treguar më polici, i ka rënë të fikët dhe po ashtun pasi është përmendur e kanë rrahur sërish në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas, duke mos ditur çfarë të bëjnë, e kanë lënë 20-vjeçarin sërish në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty ka shkuar për denoncim në Komisariatin nr. 1, agjentët e të cilëve organizuan punën dhe arrestuan 3 persona, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha, Teo Kolemiço, ndërsa shpallën në kërkim edhe një të katërt. Burime pranë bluve thonë se 3 menaxherët janë të paqartë në deklarimet e tyre, ndërsa pretendojnë se u janë vjedhur njëri 10, tjetri 20 dhe i treti 70 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policise

I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat:

– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.