Rreh bashkëshorten e kushuririt dhe tenton ta vrasë me thikë, arrestohet nga policia

Qëllon me grusht bashkëshorten e kushëririt dhe tenton ta vrasë me thikë, arrestohet nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit.

J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e djalit të xhaxhait, duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup.

E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit.