Gjyshi mbetet në burg ndërsa gjyshja në kërkim.
Në denoncimin që e ëma e fëmijës tregon për policinë ditën kur ajo e la të birin me gjyshërit dhe mbasi priti tja sillnin I telefonoi. ‘ Vjehrri më tha se nuk do ta sjell djalin” thotë gruaja në polici. E shqetësuar ajo vrapoi drejt banesës së tyre, nuk I gjeti aty asnjërin. Fqinjët I treguan se dy të moshuarit ishin larguar. Pa adresë.
Orët e para ajo dyshon mes ankthit se mos ish vjehrra dhe ish vjehrri po e ndëshkonin meqënëse nuk ua dërgoi djalin për festën e Bajramit. Më pas kujton se si për këtë shkak të moshuarit ishin shprehur ‘ djali është yni. Duhet të rrijë në shtëpi me ne, se është trashëgimtari”
I pari u shpall në kërkim gjysh Rexhepi. Ai u arrestua gjatë gjurmimeve policore dhe aty dha një deklaratë që sidoqoftë nuk ka zbuluar asgjë për interesin e hetuesve. Ai nuk ka treguar se ku është e shoqja, Bahria, një gjyshe që në mënyrë atipike është në listën e të kërkuarve.
Gjyshi tund kokën mohues dhe si një malsor I prerë, nuk tregon se ku është nipi.
Ai ka dhimbje ,po aq sa edhe heshtje.
Por ai ka bindjen se nuk nuk e rrëmbyen me forcë Amarin. As qe i bejne pershtypje ligjet. Gjykata jo e jo. Levizin me radhe rreth tij police e prokurore, por asgje nuk ndryshon
I moshuari thotë se kur pa që fëmija ishte sëmurë, kur pa që fëmijës nuk I ishin dhënë ilacet e autorizuara nga mjeku dhe kur pa që fëmija kish rënë nga pesha vendosën që “ ta lënë në një vend të sigurtë ,që të kujdesen për të”
‘Djali është brenda Shqipërisë , nuk jap shpjegime, sepse dua të bëj pakt me nusen e djalit tim të ndjerë. E kuptoj që Amar ka nevojë për të ëmën. Por mbasi më vdiq djali në moshën 35 vjecare sa herë e shikoj Amarin harroj çdo gjë për djalin. Kërkoj bashkëpunimin me nusen që ta rrisim djalin në mënyrën më të mirë të mundshme” – kaq deklaron I moshuari që sot gjendet në burg.
Tanimë vijon ende në kërkim gjyshja dhe Amar. Të dyshuar janë edhe njerëz të afërt të tyre që vlerësohen nga agjentët si ndihmës të dy të moshuarve. Pjesë e shkëputur nga Anila Hoxha
