Ronaldo thyen rekord, mposht Messin, por jo në fushën e lojës

Cristiano Ronaldo publikoi në instagram ditën e djeshme një foto me Georgina Rodriguez.

Në foto çifti treguan që po presin të bëheshin sërish prindër të dy binjakëve. Kaq ka mjaftuar që kjo foto e postuar nga sulmuesi portugez të thyejë çdo rekord pëlqimesh, duke u bërë fotoja në instagram që ka marrë më shumë “like”.

Tani CR7 ka thyer rekordin e mbajtur nga rivali i tij më i madh në fushën e lojës, sepse Lionel Messi deri në këto momente ka qenë “mbreti” i instagramit për një sportist për foton me më shumë pëlqime.