Intervistoi: Dallandyshe Xhaferri
Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cilëson fenomenin e emigracionit të paligjshëm brenda territorit të Shqipërisë, një sfidë që kërkon një qasje të re si nga institucionet ashtu edhe nga vetë komuniteti. Ai sqaron konceptet, të drejtat dhe detyrimet në një intervistë duke orjentuar edhe angazhimin e institucioneve përgjegjëse përballë kësaj situatë që kërkon angazhimin e shtetit shqiptar. Informimi, një qasje e re institucionale, më shumë mjete financiare dhe investim në staf mbështetës janë hapa që duhen ndërmarrë për të trajtuar këtë sfidë të re me të cilën po përballet Shqipëria. Më poshte intërvista e plotë:
Z. Gajda, a mund të na shpjegoni konceptin e emigrantit të paligjshëm?
Çështjet e emigracionit në Shqipëri janë relativisht të reja. Ne kemi qenë kryesisht popull emigrant, por tashmë jemi duke u përballur me mënyra të ndryshme të personave të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, por statusi i këtyre personave është i ndryshëm. Prandaj është e nevojshme të ketë një ndarje të koncepteve apo kuptimeve. Kuptohet që në rradhë të parë dallimi më i madh bëhet midis personave që janë azilkërkues dhe personave që janë emigrantë.
Personat azilkërkues janë persona të cilët largohen nga vendi i origjinës për shkak se janë në rrezik për jetën e tyre dhe të familjes, ndërkohë që emigranti është person, i cili kryesisht shkon në një vend tjetër për arsye ekonomike, për të punuar dhe për të ndërtuar një jetesë.
Dhe emigragracioni në vetvete ka ndryshime, se kemi emigracionin e ligjshëm, ose të rregullt dhe emigracionin e paligjshëm. Ne kemi edhe një ligj për të huajt, i cili parashikon në mënyrë të detajuar personat e huaj që vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për motive studimi ose punësimi, duke parashikuar lejeqëndrimi të ndryshme, të cilat rregullojnë situatën e peronave që vijnë ne territorin e Shqipërisë për të punuar, por merret dhe me emigracionin e paligjshëm sidomos në aspektin kur dikush hyn në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe do të duhet të kthehet në vendin e origjinës.
Një nga shqetësimet që ka ligji për të huajt lidhet me të miturit: çfarë ndodh kur gjatë emg Të jashtligjshëm ka të mitur dhe si duhen trajtuar dhe si duhen vepruar apo dhe si për raste te bashkimit të familjeve, etj.
Në rastin e Shqipërisë, ne i njohim pak a shumë këto valë të huajsh që hynë në Shqipëri, ku ka persona që nuk kanë si synim të jenë azilkërkues në Shqipëri por e përshkojnë Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar në vend tjetër dhe për të kërkuar azil, ndërkohë ka dhe persona që kërkojnë azil politik edhe në Republikën e Shqipërisë por që janë më të pakët.
Nga ana tjetër, njohim edhe valë personash që mund të quhen emigrantë të paligjshëm që nuk kanë motive për të kërkuar azil politik, por që duan të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme për të shkuar në vende të tjera ku ka më shumë mundësi ekonomike.
Ndërkohë vitet e fundit, ka pasur edhe më përpara por në profesione më të kualifikuar, si pershembull: doktora apo profesorë nëpër universitete, ndërkohë sot njohim emigrimin për profesione të ndryshme, për të cilat tregu i punës, ndërmarrjet në Shqipëri, kanë nevojë edhe për punonjës që nuk ofrohen nga tregu shqiptar duke hyrë në emigracionin e rregullt për arsye ekonomike dhe duke hyrë në procedura që parashikohen për të marrë një lejeqëndrimi, për të bërë një kontratë pune, për të paguar të gjitha kontributet e taksat e nevojshme.
Në çfarë niveli është Shqipëria në respektimin e të drejtave të emigranteve të paligjshëm?
Në këtë gamë të të huajsh, shqetësim për ne kanë qenë emigrantët e paligjshëm që duhet të mbahen në disa qëndra deri sa të kthehen në vendin e origjinës. Patjetër Kushtetuta e Shqipërisë dhe Rendi Juridik shqiptar siguron të drejtat e njeriut për këdo, qoftë shqiptar apo i huaj. Emigranti pavarësisht nga vjen e përse vjen, duhet të trajtohet si qenie njërëzore, me dinjitetin e saj dhe do të duhen t’i garantohen të gjitha të drejtat që ka të nevojshme për aq kohë sa është duke qëndruar, qoftë dhe në mënyrë të paligjshme por në vende të përcaktuara nga shteti hqiptar deri në momentin që duhet të nisen.
Kjo është e thënë në ligj, por mënyra e zbatimit ka problematikat e saj. Problematika e parë lidhet me gjuhën. Duke qenë se nuk është vetëm një lloj shtetësie që emigron në Shqipëri, por kemi shtetësi të ndryshme, çka tregon se duhen ekspertë të gjuhëve të ndryshme, të cilat jo gjithmonë janë të aksesueshme nga ana e shtetit shqiptar, si për t’i informuar me shkeljen që kanë bërë, si për t’i informuar me ligjet tona, si për t’i informuar me të drejtat që kanë, mjetet e ankimimit që mund t’i përdorin në juridiksione të ndryshme. Pra, ka një probleme me të drejtën e informimit se duhen përkthyes të ndryshëm. Kjo shkakton probleme se ka shumë emigrantë të panjohur për ligjet e vendit ku janë, të drejtat që kanë, mbi aksesin që kanë në gjykaka por dhe për të kërkuar mbi atë çka janë dhe çfarë kërkojnë në këtë vend.
Trajtimi, kushtet në të cilat ndodhen është problmatikë tjetër. Nga infot e marra nga OJF-të, instuticione të tjera ose në mënyrë private tregojnë se garantohen shumë aspekte minimale, si ushqimi, trajtimet e përcipëta mjekësore dhe nuk jemi në kushtet për të patur qëndra. Qëndrat kanë një kapacitet, nëse numri i emigrantëve e kalon këtë kapacitet, gjeneron aspekte që lidhen me kushtet minimale të të drejtave të njeriut.
Si instuticion nuk kemi pasur ankesa, kjo vjen dhe si rezultat i mosinformimit, sipas mendimit tim. Përderisa nuk u është siguruar e drejta e informimit ata nuk kanë info për ligjet dhe instuticionet në Shqipëri.
Di që janë organizuar disa OJF ndërkombëtare, sidomos OKB që janë duke ndihmuar shtetin shqipëtar edhe përsa i përket dhe të të drejtave ndërkombëtare që u duhet të sigurohen këtyre personave; duke ndihmuar dhe me materiale që duhen për të ndihmuar këta qytetarë.
Në Shqipëri mungon edhe një staf, qendrat e të qenurit në kushtet e duhura. Mungon një staf në sasi dhe cilësi sepse kemi të bëjmë me një rast ku mungon eksperienca e migrimit dhe duhet një eksperiencë, trajnim i nevojshëm, i vazhdueshëm i njerëzve që presin ose shërbejnë në këto çështje.
A duhet media të ketë rolin e saj në këtë sfidë të re me të cilëin po përballemi?
Fenomeni cilësohet i ri në vend, por institucionet publike dhe shoqëria ka nevojë për informim, qoftë në aspektin penal që lidhet me ndihmën, shoqërimin e tyre në territorin e Shqipërisë, qoftë edhe në aspektin socilal, qoftë dhe atë kulturor. Shoqëria jonë duhet të jetë e përgatitur dhe për një qasje persona të huaj që synojnë të rrinë. Këtu duhet që qasja informative të jetë shumë ndryshe, qoftë etike, shoqërore, kulturore për të informuar shoqërinë për këtë fenomen të ri që po ndodh në vend.
A mendoni se ka diskriminim ne trajtimin e çështjeve te emigracionit?
Zakonisht kur ka etiketime të kombësive, apo shteteve të ndryshme me krahasime tendencë përçmuese, negative, por edhe disinformuse në vetëvete kanë impakt negativ në përceptimin e të huajit në vend.
E mira do të ishte që fenomen të trajtohet për atë që është, pavarësisht kombësive apo qëllimeve për të ardhur në territorin e Shqipërisë. Pra, duhet të shmangim subjektivizma apo parashikime që shpesh herë mund të etiketohen nga media ose persona të njohur, që kanë impakt publik. Fenomeni duhet të trajtohet për atë që ndodh. Sa më shumë info dhe transparencë shoqërinë. Për këtë realitet të ri me të cilin do të përballemi. Etiketimet, paragjykimet dhe stereotipet ndaj të huajve që vijnë në Shqipëri nuk ndihmojnë. Ne kemi qenë vetë emigrues, dhe shpesh kemi qenë pre e këtyre stereotipeve, përgjithësimeve që nuk kan kanë ndihmuar të shihemi si grupim shoqëror pozitiv, apo si njerëz që kontriubojnë në një shoqëri të caktuar dhe janë përceptuar si problematikë, një pjesë jo e mirë e Shqipërisë.
Ky nuk është fenomen vetëm i Shqipërisë…
Çështja është e nderlikuar për të gjithë botën, Europën specifikisht ka që nga koha e “Pranverës Arabe” ku me dhjetra dhe qindra varka me njerëz janë mbytur në Mesdhe. Specifika në Shqipëri është se ne nuk kemi qenë popull që kemi trajtuar këtë çështje dhe gjithnjë kemi emigruar. Kjo çështje kalon përtej Shqipërisë dhe kërkon politika europiane, mbështetje financiare, materiale dhe njerëzore. Ky fenomen po prek shumë vende, ku shumë vende kanë mbyllur kufijtë, disa jo. Shqipëria është një vend qasës, por nuk mjafton pasi duhet t’u sigurohen kushte në mënyrë që emigrantët të trajtohen mirë nga aspekti njerëzor.
Ky artikull u prodhua në kuadër të nismës “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandës së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjesi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian.
