Rikthehet acari dhe reshjet e dëborës, temperaturat ulen deri në -6 gradë

Nëse deri më tani temperaturat ishin të larta dhe reshjet lokale të izoluara, gjithçka do ndryshojë në mbrëmje.

Meteorologët parashikojnë reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë për ditët në vijim. Meteorologia Lajda Porja thotë se nga dita e enjte do të ketë rebeshe intensive shiu në ultësirën perëndimore pothuajse gjatë gjithë ditës.

“Sot edhe pse temperaturat janë 19 gradë, vranësirat janë prezente ka dhe lagjështirë. Megjithatë sonte në mbrëmje presim zhvillim të vranësirave, do të kemi reshje që do të fillojnë ne veri, veriperendim, dhe gradualisht do të përfashijnë të gjithë territorin. Madje dita e enjte të jetë me reshje intensive, rebeshe, madje në ultësirën pernedimore, pothuajse gjithë ditës”.

Përveç kësaj, reshjet do shoqërohen edhe me ulje drastike temperaturash që pritet të arrijnë deri në -6 gradë.

“Mbrëmjen e se enjtes dhe dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”.

Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur dhe kjo është arsyeja që Drejtoria e Përgjitshme Detare ka paralajmëruar përkeqësim të situatës detare.