Reshjet e dëborës ‘pushtojnë’ juglindjen e vendit, bora në fshatin Rovje të Gramshit arrijnë deri në 20 cm

Në disa zona në juglindje të vendit, pas reshjeve të shiut, ka nisur dëbora, duke krijuar problematika në qarkullim.

Intensiteti i reshjeve të dëborës është shtuar në zonat malore të Librazhdit dhe të Gramshit.

Në fshatin Rovje të Gramshit, reshjet e dëborës arrijnë deri në 20 cm.