Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë regjistruar reshje dëbore në akset rrugore Boboshticë-Dardhë dhe Kukës-Shishtavec.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kontraktorët kanë ndërhyrë menjëherë në terren me mjete borëpastruese dhe punëtorë, duke bërë të mundur pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat malore ku ka prezencë dëbore. Pamjet e publikuara nga autoriteti tregojnë situatën në terren dhe ndërhyrjen për mbajtjen e akseve të kalueshme.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, shkruan ARRSH.













