Rënia e numrit të lindjeve dhe emigracioni/ Viti i ri shkollor nis me më pak nxënës në Elbasan

ELBASAN- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor, mirëpo ndryshe nga vitet e kaluara, numri i nxënësve është përgjysmuar.

Në klasat e dhjeta, ku vihet re numri i ulur ndjeshëm se një vit më parë, filluan mësimin në gjimnaze vitin e kaluar 1175 nxënës (688 publike, 235 private, 252 profesionale) ndërsa këtë vit do të fillojnë klasën e dhjetë 952 nxënës (431 publike, 246 private, 275 profesionale).

Në klasat e para këtë vit do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak. Rritje është konstatuar në arsimin profesional por edhe një rritje e ulët në shkollat private për klasat e dhjeta.

Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në atë private.

Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve, si dhe emigracionit, ndërsa për fshatra mbetet levizja drejt qyteteve.

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por në zonat malore mund të shoqërohet me bashkim drejtorish të shkollave.