KLINË- Është konfirmuar edhe vrasja e personit të dytë nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi thotë se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri tjetër.
Po ashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe një person i dyshuar si autor i ngjarjes.
“I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha ai.
