Nje socialist dekadash ka reaguar ne rrjetet sociale nderkohe qe Rama ishte duke konsultuar ligjin per aministine.
Ja cfare shkruan ai:
Po ndjek konsultimin e Rames per amnistine fiskale.
Ne se Rama e ka sinqerisht qe te amnistoje parate e emigranteve qe kane punuar ne te zeze , atehere sipas meje ai duhet qe vleren maksimale ta vendose 500 mije euro per emigrantet, jo 2 miljon, se për dy miljon, qellimi eshte per te legalizuar parate e pushtetateve dhe oligarkëve.
Une ja them Rames qe jam nje socialist qe nga 1991 jam themelues i PS, megjithe qe Rama nuk i ka qejf “socialistet e vjeter “ se ka krijuar Rilindjen,por kjo amnisti vetem per emigrantet nuk eshte, por per ata vete dhe per oligarket. Kush emigrant ne pune te zeze ben 2 miljon euro. Ata qe do depozotojne 2 miljon euro nuk do ti kerkohet burimi, por ata qe fusin ne banka mbi 10 mije euro do ti behet zbor. Mos thote se jam keshilluar me popullin, se populli nuk egziston ka kohe qe ka vdekur. Kete fakt shrytezon Rama.
Demokracia ne Shqiperi eshte fasade, eshte si nje njeri me breke e kanatjere te grisur dhe me nje pardesy te re.
Pardesya e re eshte demokracia sot qe mbulon breket dhe kanatjeren e grisur dhe dukemi shume bukur pa breke. Kjo eshte politika dhe bota sot. Nje gje e bukur nga jasht dhe katastrofe brenda.
Kjo bote qe jetojme nuk eshte bota e vertete, nje bote e padukshme eshte e vertete e cila nuk u tregohet njerzve.
Njerzimi sot mbahet me genjeshtra me llustra qe te mos kuptoje te verteten e kesaj bote, te jetoje me imazhe dhe jo me te verteten. Më vjen keq për brezat që janë pas nesh, se në shumë vende nën petkun e demokracisë po instalohen diktatura. Si mundet qe në Shqipëri që nga 1991 shikojmë po të njejtat figura qe hynë në politikë fëmijë dhe tani janë thinjur dhe kanë mbushur moshën e pensionit dhe e kan vjedh këtë popull pa mëshirë. Perse e shanë Enver Hoxhën ? Deri në vitin 2000 kam qenë optimist, por ky optomizëm u zbeh tek unë, pasi politikanët vetëm shajnë njëri tjetrin, se kur te vijnë në pushtet do ti fusin në burg. Pastaj bëjnë marveshje për të legalizuar pasuritë. Këta duhen zhdukur të gjithë nga faqja e dheut, se të gjithë janë hajdutë, mashtrues dhe banditë e antipopullorë. Kush nuk e kupton këtë të vërtete jeton me iluzione dhe aluçilacione. Respekte ndjekësit e mi.
