Reagon PD: Firmat e Elbasanit s’janë të delegatëve edhe për Fierin ka probleme

ekretari i Përgjithshëm i PS, Gazment Bardhi, ka vënë në dyshim sot delegatët e Qarkut të Elbasanit, që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Bardhi tha se nga emrat e publikuar sot si delegatë të Qarkut të Elbasanit, rezulton se ka mes tyre që s’janë fare delegatë.

“Unë kam informacione, në atë listë ka emra që s’janë delegatë, sikundër ka emra që s’kanë firmosur fare. Qarku i Fierit ka 411 delegatë, ndërsa thuhet se kanë firmosur mbi 500 delegatë. Pra kemi të bëjmë me një proces tallës”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se Kuvendi i PD do të mblidhet më 18 dhjetor dhe aty do të merren vendimet dhe do ti jepen përgjigje kësaj situate që po kthehet në tallëse.