Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar për “AlbKings” grupin famëkeq në Telegram edhe gazetarja Gildona Daci.
Reagimi i saj erdhi pas një mesazhi që ka marrë nga një vajzë e cila shprehte shqetësimin dhe dëmet që po shkaktonte ky grup tek bashkëmoshataret e saj dhe te vetë ajo.
Grupi prej 140 mijë anëtarësh cënon privatësinë e vajzave shqiptare, duke publikuar materiale me përmbajtje erotike, të dhëna personale dhe mesazhe shantazhuese. Numërohen mbi 30 mijë foto dhe 20 mijë video intime të këtyre vajzave, në pjesë e të cilave nën moshën 18-vjeçare.
Gildona Daci u bën apel organeve ligjzbatuese të marrin masat e nevojshme kundrejt këtij fenomeni kaq të shëmtuar, ndërsa nuk harron të theksojë rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqëri.













