Reagimi i gazetarit: Drejtësia me regji me dy standarde në dënimin e Arbër Paplekaj

Elkier Bushkolaj, gazetar dhe redaktor i njohur, se fundi tek Syri TV ka komentuar vendimin e gjykates se Elbasanit per te denyar me 22 vite burg, Arber Paplekaj.
“Sot Gjykata e Elbasanit, institucion që ka liruar kriminelët dhe njerëzit më të korruptuar në këtë vend, që kthyen Elbasanin dekadën e fundit nga qytet simbol të arsimit në kryeqytet të krimit, dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn. Ky i fundit rastisi në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar kur u përball më një grup njerëzish që ishin në terren për të blerë vota për llogari të njerëzve të pushtetit. Paplekaj ishte në rrezen e zjarrit të plumbave, e si një ish efektiv që ka shërbyer në njësitë elitare të armatës policisë, ndryshe nga drejtuesit e policisë Elbasan, që u futën poshtë veturave, zgjodhi të reagonte duke hapur zjarr pa objektiv të përcaktuar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për fat të keq nga plumbat e armës tij, mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, teksa nga të shtënat mes dy grupeve që suportonin kahe të ndryshme politike u plagosën disa persona, mes tyre dhe një punonjëse policie, që zgjodhi të ndërhynte e jo të fshihej si eprorët e saj. Kjo ngjarje përgjaku procesin zgjedhor të 25 prillit 2021 dhe mercenarët e pushtetit im ktheu në standard. Paplekaj ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës, por këto rrethana nuk u morën parasysh nga gjykata për një vendim më të butë. Drejtësia me regji dhe dy standarde, nuk ishte ajo çfarë shqiptarët e thjeshtë prisnin nga drejtësia e re, por s’u mbetet gjë në dore veç lutjes që të mos përballen me të”perfundon ai.