Reagimet pas dënimit të Tahirit, Yuri Kim: “S’ka më të paprekshëm”

“Nuk ka më pandëshkueshmëri.” Ky është reagimi që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim pas dënimit me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë “se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Ish-ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Saimir Tahiri reagoi për vendim e gjykatës në një postim facebook.

Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!