TIRANË- Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi gjatë mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Raportohet se edhe drejtuesi i mjetit ‘Range Rover’, i cili përfundoi në humnerë, ka ndërruar jetë.
33-vjecari, Denis Cali, ndërroi jetë gjatë mbrëmjes në spital. Edhe pasagjeri që ndodhej në mjet, po ashtu gjeti vdekjen pas plagëve të shumta që mori.
‘Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.’- raporton Policia.
Me vdekjen e 33-vjeçarit, numri i personave që humbën jetën në më pak se 24 orë në vendin tonë, shkon në 12.














