Rama zbulon kur do të formohet qeveria e re

Kryeministri Rama ka bërë me dije se qeveria e mandatit të tretë do të formohet javën e ardhshme.
Gjithashtu, Rama është shprehur se PS-ja është një skuadër kampione, në të cilën ndodhet një stol i gjatë rezervash.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të jeni në krye të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërme e ditës së zgjedhjeve, kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi aktive të vetë partisë, dhe një stol rezervash të gjatë siç i thonë në sportet kolektive, për të pasur në vijimësi energjizimin e skuadrës.”, deklaroi Rama.