TIRANË- Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmuar në zyrë duke kryer marrëdhënie seksuale. Por pak me vonesë. Vendimi ishte marrë disa orë pasi Gjici dha vetë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit,” – u shpreh sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj teksa kishte dalë për të njoftuar për mediat, vendimet që kishte marrë Këshilli i Ministrave.
Por për rastin e Gjicit ishte i vonuar, pasi ai e ka dhënë vetë dorëheqjen e tij.
