Rama shkakton “tërmet” në Qeveri. Pas ndryshimeve mbërrin menjëherë në Presidencë. Kush ikën dhe kush vjen?

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka vendosur për disa vendime në Qeveri pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, ku një sërë dikasteresh do të kenë drejtues të rinj në vitin e mbetur të qeverisjes, “Rama 3”.

Surpriza më e madhe është e ikjes së Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, ku ai do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Vendin e tij të cilin Balla e lë vetëm pas një viti në detyrë e merr Ervin Hoxha, i cili do të jetë ministri i ri i Brendshëm.

Balla ndërkaq zë vendin e Elisa Spiropalit në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Mete nga ana tjetër, nuk do të jetë më ministër i Financave, pasi vendin e tij do ta zërë Petrit Malaj.

Po ashtu, ndryshime do të ketë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku Niko Peleshi lirohet nga detyra, pasi do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.

Ai zë vendin e Bledar Çuçit, i cili do të jetë nënkryetar i Parlamentit, mbrojtja ndërkohë i kalon, Pirro Vengut.

Kujtojmë se më 26 korrik, Lindita Nikolla njoftoi se nuk do të jetë më në krye të Kuvendit.

Pas njoftimit të ndryshimeve, Rama ka shkuar menjëherë në Presidencë.