Rama përgjigjet pse u shty bonusi për pensionistët

Tiranë, 18 shkurt 2025 – Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale paraditen e sotme në rubrikën “Sy m’sy”. Rama u pyet për shtyrjen e dhënies së bonusit të pensionistëve. Ai tha se bonusi është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë.

“Kush të jep votën ty është armik dhe spiun,” ishte komentimi që i drejtohej kryeministrit Rama përse nuk po shpërndahet bonusi në muajin shkurt.

“Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurt, bonusi do të jepet në pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë, do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët,” tha Rama.