TIRANË- Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, se kanë qenë ata që kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash. Teksa prezantoi reformën për Kadastrën, Rama tha se nuk kanë mundur ta transformojnë ndonëse kanë pasur shumë kohë. Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat.
“Edhe pse kemi pasur një kohë relavitivisht në dispozicion që ta tranformojmë Kadastrën në atë është në të vërtëtë, është si Banka Qëndrore e Republikës së Shqipërisë, është si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet. Dhe siç do bankë, Kadastra nuk është fole për qoka për gjithfarënjoll njerëzish që s’kanë lidhje me atë punë.
Kadastra është penguar në radhë të parë nga ju. S’kam pasur parasysh secilin prej ju, por deputetë, ministra, kryetarë bashkish. Për të vazhduar me të gjithë atë që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të inteferojnë me Kadastrën për të gjitha llojet e nevojave që nga influenca për emërimet e drejtuesve të Kadastrës, për punonjës në Kadastër deri në imponim, për mbështetje për njërin e tjetrin deri në imponim duke e penguar Kadastrën që të jetë ajo që është.
E vërteta e kësaj historie është e shkuara e tmershme, me harta të konsumuara nga palosjet e çpalosjet, titujt pronësie sipas interesave e mbivendosje pronash nga papaërgjegjshmëria që është karakteristika e personave që futen në një mision, që edhe kur duan ta bëjnë punën janë injorantë, ka bërë që të trashëgojmë një situatë katastrofike.
Është bërë shumë përpjekje. Askush nuk mund ta mohojë. Sot ne jemi në kushtet kur nuk mund të themi se kemi arritur atë që duhet. Kemi parë para syve tanë çudi me pronat e shqiptarëve. Aktori kryesor i gjithëkësaj historie është korrupsioni, paraja por ajo shprehja “kur gjenerali shkul një moll, ushtarët marrin gjithë pemën”, influencë politike mbi Kadastrën e deputetë, e kryetarëve të bashkive ka qënë shumë e pranishme, ath të tjerët kanë qënë të detyruar nga lidhjet klanore ti bëjnë për njërin apo tjetrin. Unë dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur se sot është dita për ti kërkuar një ndjesë të madhe shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në Kadastër”.
