Kryeministri Edi Rama ka ngritur edhe njëherë shqetësimin lidhur me rrjetet sociale.
Gjatë fjalës së tij në Kamëz Rama cilësoi mes të tjerash se ato kanë të njëjtin efekt si dhe droga.
Rama: Janë marrë disa masa në aspekti ligjor por nuk ka akoma mekanizma teknologjikë për të vendodur filtra kush është i rrituri, fëmija, kush e përdor apo jo jemi duke i studiuar të gjitha aspektet, jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tiktok edhe për një sërë arsyesh që lidhen me pamundësi në për të pasur të njëjtat kritere dhe standarte si vendet e tjera do të shihte një rrugë qoftë edhe për një periudhë për të parë çfarë bëjnë të tjerët. Këto rrjete janë të shndërruara si gropa thithëse në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe shikon aty, kanë të njëjtin efekt siç kanë drogat i bëjnë të varur nga ekrani, u japin më shumë ushqim.