Rama mban premtimin për ti zëvendësuar burrat me gra/ Emërohet prefektja e re e Elbasanit(emri&foto)

Prefektura e Elbasanit do ti takoje nje gruaje. Kryeministri ka shkarkuar prefektin qe kishteve vetem pak muaj qe e kishte e emeruar dhe ne vend te tij ka vendosur pedagogen e Universitetit te Elbasanit Majlinda Peza. Peza ishte zv. dekane e fakultetit te Shkencave Humane.

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA