Kryeministri Rama ka shprehur falenderimin ndaj Forcave të Emergjencave Civile gjatë takimit të mbajtur në Bazën Ajrore të Farkës.
Rama nuk foli për mungesën e mjeteve moderne për të fikur zjarret në zona të ndryshme të vendit, por u mjaftua vetëm duke kujtuar se sakrificën e madhe e bërë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët sipas tij, ishin interesuar vazhdimisht për situatën e zjarreve në vend.
Menjëherë ka ardhur edhe përgjigjia nga PD me anë të përfaqësuesit Tomorr Alizoi, i cili me anë të një video në rrjetet sociale kujton se zjarret janë fikur me mjete rrethanore, ndërsa shtoi se helikopteri që duhej përdorur për fikjen e zjarreve, po e përdorte Rama për shtëitje.
Postimi i Plotë i Tomorr Alizotit
Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të Ushtrisë dhe Skuadrave të Emergjencave Civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.
Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.
E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.