Rama emëron drejtor në Portin e Durrësit ish-ministrin e Albin Kurit!

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Liburn Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Kujtojmë se Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.