Rama: Bashkitë të ndihmojnë qytetarët për shërbimet në e-Albania, t’u hiqen licencat noterive që e ofrojnë me pagesë

Në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit, Rama u ka lënë disa detyra këtyre të fundit.

Rama ka kërkuar të niset nga puna për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.

Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.

Sipas Ramës, ky shërbim kërkoi që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhët së shpejti publik.