TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm me deputët dhe drejtorët e bashkisë Tiranë lidhur me procesin e legalizimit. Rama ka deklaruar se asnjë ndërtim i bërë pas 2020 nuk do të legalizohet. Gjithashtu është shprehur se të gjitha deklarimet për godinat me qëllim fitimi janë të pavlefshme.
“Së pari kemi diskutuar për procesin e legalizimit, terminologji abuzive nga individë që fillojnë zaptimin e hapësirës publike dhe bëjnë vetëdeklarimin si individ në proces legalizimit. Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet. Është lejuar të bëhen vetëdeklarimin për ti dhënë mundësi të bëjnë vetëdeklarimin kur nuk e kanë bërë në afat, por jo ndërto pas 2020 dhe kur ka nevojë për ndërhyje dalin e thonë jemi në proces. Të pavlefshme të gjithë deklarimet për godinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, e familjeve që kanë futur kokën. Por për gjithë këtë mashtrim të madh përpara të cilit janë mbyllur sytë në një kohë të gjatë. Dhe interesi publik duhet të prevalojë, askush nuk duhet të nxjerri një copë letër jam në proces.”, u shpreh Rama.
