Ra në xhakuzi dhe pëson djegie në gjithë trupin, vdes pas 6 ditësh në spital 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare ka ndëruar jetë tragjikisht në Brazil, pasi ra në një xhakuzi me ujë të nxehtë, duke pësuar djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin.

Gabrielle Christine Barreto de Freitas u shtrua në spital për gjashtë ditë, me trupin e mbuluar me fasha, por ajo vdiq pasi pësoi një atak në zemër. Tragjedia ndodhi në një hotel në qytetin e Curitibas, ku 24-vjeçarja kishte shkuar me një mik.

Sipas motrës së 24-vjeçares, shoku i saj e ktheu çelësin e ujit të nxehtë të xhakuzit në temperaturë të lartë dhe shkoi në shtrat. Në një moment, ai dëgjoi 24-vjeçaren teksa rrëshkiti dhe ra në ujë. Kur ai arriti në xhakuzi, lëkura e vajzës kishte filluar t’i binte nga trupi.

“Nuk e dimë se si vdiq Gabrielle. Askush nuk na dha përgjigje. Ata thjesht na thanë se ajo pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë”, tha motra e 24-vjeçares.

Policia po heton rrethanat e vdekjes së 24-vjeçares, ndërsa avokati i familjes së saj kërkon që të inspektohen ambientet e hotelit për të parë nëse termostati ishte me defekt. 24-vjeçarja fatkeqe ishte nëna e një djali 5-vjeçar, i cili tani jeton me gjyshen e tij.