Një 32 vjeçar i identifikuar me inicialet E.D ka humbur jetën ditën e djeshme në Tiranë.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se i riu ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia gjithashtu në njoftimin e saj bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, ku shtetasi E. D., 32 vjeç ka qenë në banesën e tij në momentin e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.













