Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari

Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, në Bulqizë  shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.