“Ra dhe maska e fundit!” Deputetja e Elbasanit Flutura Açka largohet nga grupi parlamentar i PD-së, dorëheqje dhe nga drejtimi i Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

Deputetja Flutura Açka është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike si dhe ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Açka e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fakt vendimi i saj vjen pak orë pasi PS dhe PD arritën dakordësi për draftin për Reformën Zgjedhore. Mes ironisë, Açka ka thënë se ra maska e fundit dhe tani, sipas saj, ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK. Ajo thotë se nuk do të bëjë minën ndaj demokracisë, ndaj largohet nga Grupi i PD-së.