Një qytetare nga Elbasani ka vendosur që ti drejtohet JOQ për të gjetur zgjidhje. Një çantë e harruar në një prej stolave të rrugicës në hyjre të Lagjes Kala ka bërë që ajo të marrë videon dhe ta publikojë me qëllim identifikimin e autorit. Gruaja ka theksuar se kërkon vetëm dokumentet italiane të një shtetaseje shqiptare. Lutet nga qytetarët që ta ndihmojnë për të identifikuar personin pasi nuk ka gjetur zgjidhje në vend tjetër.
Në video duket një burrë mbi 50 vjeç që merr çantën dhe largohet me dy tri veprime të thjeshta dhe pa u menduar shumë.
