Punonjeset e pastrimit, te mbetura pa pune per shkak te terheqjes se kompanise se pastrimit, vendosen te protestojne duke kerkuar punesimin e tyre.
Drejtori i agjencisë se sherbimeve publike Klinsi Lala jep këtë shpjegim nw lidhje me gjendjen e krijuar duke e quajtur situate ne zgjidhje.
“Kemi pasur vonesa me një ditë në pastrimin e qyteti pasi pastrojnë dhe mbetjet në fshatra deri në zgjidhjen për një kompanie tjetër do përballem me një situatë të tillë. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve dhe së shpejti do zgjidhet.”
Veç problemeve mjedisore, tërheqja e kompanisë së pastrimit ka lënë pa punë rreth 300 punonjës. Ata do të marrin asistencë. Protestuan tek prefektura pasi kërkojnë punë dhe jo lëmoshën e asistencës.
“Me rrogat mbajmë familjet kemi dhe kredi. Duam të kthehemi në punë.”
Protestueset kërkuan të takoheshin me prefekten Majlinda Perriu por nuk moren pergjigje nga ky institucion. Pritet qe te vazhdojne protesten edhe ne ditet e ardhshme.
