Qentë kafshojnë dy shtetas në Cërrik dhe në Prrenjas, procedohen pronarët

Procedohen dy shtetas pasi qente e tyre kane kafshuar dy qytetare. Policia nuk jep shume detaje por thekson procedimin e pronareve
Komunikata
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar një shtetas 60 vjeç.