Qëndresa qytetare çon në SPAK 22 kryebashkiakë, tre nga qarku i Elbasanit

IRANË– Qëndresa Qytetare depozitoi sot ne Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit, nëpërmjet perdorimit të aseteve publike dhe mospermbushjes se detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor. Nder 22 kryebashkiaket jane edhe Gledian Llatja, Andis Salla dhe  Arif Tafani per shkelje gjate procesit te zgjedhjeve vendore te nje viti me pare.

Në analizën e QQ veprimet e kryetarëve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal.

5 nga 22 kryetarët apo ish-kryetarët e ndëshkuar të Bashkive rezultojnë përsëritës në shkeljet e tyre, madje disa nga këto subjekte gëzojnë aktualisht pozitën e personit nën hetim për vepra të ndryshme penale, ose statusin e të pandehurit apo të dënuarit.

Ky fakt shton dhe më shumë dyshimet se këto subjekte, nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në të njëjtën mënyrë sikundër nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi përsa lidhet me veprat penale për të cilat janë nën hetim apo akuzohen të kenë kryer.

Nisur nga ky konstatim, inkurajojmë SPAK dhe drejtuesin e saj që pas verifikimit te rasteve, të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale me qëllim jo vetëm dhënien e drejtësisë, por dhe dekurajimin e sjelleve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje dhe dëmtojnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

Nga ana tjeter inkurajojme Departamentin e Administrates publike, te marre masat e duhura disiplinore per 31 Sekretaret e Pergjithshem dhe zyrtaret me status te nenpunesit civil, te gjendur me shkelje ne zgjedhjet e 14 Majit.
Inkurajojme KQZ ti adresoje ne kohe ne organet e hetimit penal te gjitha rastet e evidentuara me dyshime per figura te veprave penale ne zgjedhjet vendore apo qendrore.

Na ndajne me pak se 1 vita nga Zgjedhjet Parlamentare prandaj kontributi i cdo strukture ka rendesi, per te mbajtur Shkollat, Kopshtet, Spitalet, zyrtaret dhe parat publike larg perdorimit per qellime elektorale. Çdokush qe do te vendose partine perpara detyres publike do duhet te perballet me drejtesine.