Qendra Alert ka denoncuar AKU për ushqimet që vijnë në Shqipëri :
“Të të vijnë gjela sheqeri, aq të lakmueshëm nga femijët, me copa metali apo gozhdë në brendësi, të prodhuara në Kinë, njoftim i ardhur nga Komisioni Evropian dhe të mos bësh asnjë njoftim për konsumatoret, asnjë komunikim risku, veç në Shqipëri ndodh.
Po për kajsitë e thata me përmbajtje të dioksidit të sulfurit, pse nuk ka asnjë komunikim me publikun Autoriteti Kombetar i Ushqimit, apo është biznes i madh ky…? Apo se janë importuar vetem 45 kg dhe janë shitur që në nëntor e dhjetor? S’ka gjë se mbajnë shqiptarët…
Prokurorët dhe femijët e tyre ku ushqehen, meqë nuk nisin hetime kryesisht për fshehje të informacionit të detyrueshëm për konsumatorët? Se për politikanët asgjë s’përbën më lajm!”













