Qëllon veten me plumb në zemër një polic. Më parë la një letër për djalin

Një efektiv i policisë ka tentuar t’i japë fund jetës sot në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ai është pjesë e Komisariatit nr.2.

50-vjeçari ka qëlluar veten me armë në zemër.

Aktualisht është në spital në gjendje kritike për jetën. Burime thonë se ai kishte lënë një letër për djalin e tij.

‘Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia e Tiranës.